13:14 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Riatdhesohen nga Holanda rreth 30 shtetas të Kosovës

Organizuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, janë kthyer të mërkurën rreth 30 shtetas tanë të cilët kishin mbetur në Holandë si pasojë e pandemisë Covid 19.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka organizuar transportin e tyre nga provinca të ndryshme të Holandës deri në Aeroportin e Brukselit.

Ndërkohë, edhe Ambasada e Kosovës në Bruksel ka bërë organizimin për riatdhesimin edhe të mbi 100 shtetas të Kosovës nga Belgjika.

Ky është kthimi i parë i qytetarëve tanë nga Holanda.

Ambasada në Hagë ka falënderuar qytetarët tanë për durim dhe mirëkuptim gjatë kësaj kohe./IndeksOnline/