14:54 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rita Ora zemërthyer pas vdekjes tragjike të Naya Rivera

Vdekja e aktores amerikane, Naya Rivera ka prekur të gjithë kjo edhe për faktin se ajo humbi jetën derisa shkoi të notonte bashkë me djalin e saj 4 vjeçar në liqenin Piru.

Yje të shumtë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të 33 vjeçares, e këtë e kanë bërë edhe këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Rita Ora.

Derisa Bebe ka shkruar një status duke treguar se ajo e kishte njohur edhe personalisht, Rita në anën tjetër ka postuar një fotografi të aktores duke vendosur  një emoji me zemër të thyer.

Kujtojmë që Rivera u shpall e zhdukur të mërkurën e kaluar, ndërsa dje (e hënë) u gjet trupi i saj, ndërkohë djali i saj ishte rikthyer pranë babai i tij në gjendje të mirë shëndetësore./Indeksonline/