09:56 / E Shtunë, 18 Janar 2020

Roma insiston për Xherdan Shaqirin

Roma vazhdon të insistojë për anësorin shqiptar, Xherdan Shaqiri

Sipas gazetarit të njohur italian, ekspert i transferimeve, Gianluca Di Marzio, Roma është duke bërë të pamundurën që ta bindë Liverpoolin për Xherdan Shaqirin.

Megjithatë, Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend ta lëshojë shqiptarin, të paktën jo në këtë afat kalimtar për shkak se po lufton për titullin e Premierligës që nuk e ka fituar që nga viti 1990 dhe trajneri gjerman e do të njëjtën skuadër deri në fund të sezoni.

Shaqiri ka dështuar të ketë ndikim te Liverpooli që nga transferimi nga Stoke City. Deri më tani këtë sezon ai ka luajtur 175 minuta në Premierligë.

Shaqiri ka startuar dy herë dhe katër herë të tjera ka ardhur nga stoli.