19:26 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ronaldo intervistohet nga policia angleze

Futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është intervistuar nga policia angleze.

Arsyeja e intervistimit të tij vie pasi sulmuesi portugez me 9 prill, pas përfundimit të ndeshjes kundër Evertonit, e hodhi në tokë telefonin e njërit nga tifozët e pranishëm në stadium, transmeton IndeksOnline.

Policia e Merseyside nisi një hetim pasi një video u qarkullua në internet ku Ronaldo dukej se rrëzonte celularin e tifozit në tokë teksa ai ecte drejt tunelit pas humbjes 1-0 të United.

“Ne mund të konfirmojmë se një burrë 37-vjeçar mori pjesë vullnetarisht dhe u intervistua nën kujdes në lidhje me një pretendim për sulm dhe dëmtim kriminal,” tha policia Merseyside në një deklaratë të mërkurën. “Akuza lidhet me një incident pas ndeshjes së futbollit Everton – Manchester United në Goodison Park të shtunën më 9 prill. Çështja është trajtuar me kujdes të kushtëzuar.”, thuhet në njoftim.

Sipas ligjit britanik, një kujdes është në thelb një paralajmërim i dhënë nga policia për një krim të vogël nëse personi pranon shkeljen. Kujdes i kushtëzuar do të thotë se personi duhet të përmbushë edhe një detyrim të caktuar, siç është zëvendësimi i pronës së dëmtuar.

Pas incidentit, Ronaldo kërkoi falje në mediat sociale për “shpërthimin” e tij dhe e ftoi tifozin të shikonte një lojë në Old Trafford “si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”./IndeksOnline/