13:05 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përleshje në QNR, vëzhguesi i Nismës thotë se u sulmua nga vëzhguesi i VV-së

Ka ndodhur një përleshje fizike midis vëzhguesve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot në mëngje, në Fushë Kosovë.

Burimet e Indeksonlinet brenda QNR-së kanë thënë se një vëzhgues i Lëvizjes Vetëvendosje është përleshur me një një vëzhgues të Nismas Socialdemokrate.

QNR-ja ka përjashtuar të dy vëzhguesit derisa t’ shohë pamjet e kamerave se si ka ndodhur rasti.

Vëzhguesi i Nismas, Endrit Zabërgja ka thënë për Indeksonlinen se është sulmuar nga vëzhguesi i VV-së pasi mbrojti një fletëvotim të rregullt e të cilin vëzhguesi i VV-së u mundua ta shpallte të pavlefshëm.

“Ai më ka shqlemuar tri herë nga mbrapa…më ka sharë dhe fyer…unë tani jam rrugës për në polici për ta paraqitur rastin”, ka thënë Zabërgja.

Indeksonline ka tentuar të merrte një përgjigje nga përgjegjësi i QNR-së, Burim Ahmetaj, mirëpo kontakti me të ishte i pamundur.

Indeksonline po ashtu ka pyetur zëdhënësin e VV-së Arlind Manxhuka, por ai tha se nuk ka ndonjë informacion përkitazi me këtë rast.

“Nuk kam info…jam me një konferencë me përfaqësues të sindikatave”, ka thënë Manxhuka. Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për këtë rast…