Rrënohet objekti i Viva Fresh Store i sapo ndërtuar në Lluzhan të Podujevës

Në orët e hershme të mëngjesit, komuna e Podujevës në asistëncë të Policisë së Kosovës kanë rrënuar objektin e Viva Fresh Store. IndeksOnline meson nga burime të sigurta se objekti është duke u rrënua me produkte brenda. Dyshohet se ky objekt u rrënua pasi ishte pa leje. Ngjarja ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës./IndeksOnline/