16:15 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rritet siguria për qytetarët e Komunës së Suharekës

Qytetarët e Suharekës nga sot mund të ndjehen më të sigurt.

Në kuadër të Drejtorisë për Administratë në Komunën e Suharekës, ka pëfunduar projekti i vendosjës së Kamerave të Sigurisë në qytet.

“Ky projekt do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, e në veçanti Policisë së Kosovës për monitorim dhe për të ofruar siguri publike. Projekte të tilla në favor të qytetarëve do të ketë edhe ne vazhdim”, thuhet në njoftimin e komunës./Indeksonline/