19:49 / E Diele, 13 Janar 2019

Rrustem Mustafa (Remi) arrin në Holandë

Dy ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa (Remi) i janë përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale për t’u intervistuar.

Rrustem Mustafa tashmë ka mbërritur në aeroportin e Holandës, përderisa nesër pritet që të intervistohet.

Ndryshe Remi ka deklaruar se po shkon drejt Gjykatës në cilësinë e të intervistuarit, si dëshmitar i dyshuar dhe se atë do e mbrojë UÇK-ja.

Indeksonline po përcjell nga afër këtë proces dhe do të iu mbajë të informuar për çdo zhvillim që pritet të ndodhë brenda Gjykatës Speciale.

Më poshtë pamje ekskluzive të arritjes së ish-komandantit , Rrustem Mustafa në Holandë bashkë me avokatin e tij, Arianit Koci./Indeksonline/

https://indeksonline.net/mustafa-ne-jemi-te-pafajshem-ftesat-nga-specialja-normale-pas-propagandave-te-dick-martit/

https://indeksonline.net/pamje-ekskluzive-nisja-burrerore-e-ish-clirimtareve-per-ne-hage/

https://indeksonline.net/remi-uck-ja-do-te-me-mbroje-mua-ne-hage/