20:15 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Salah: I dua tifozët e Liverpoolit dhe ata më duan mua

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka bërë të ditur që është i kënaqur me jetën në Liverpool.

Me fjalë të tjera ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Anfield. “Jam i lumtur në Liverpool. Jam i lumtur në këtë qytet, i dua këta tifozë dhe ata më duan mua” ka thënë Salah.

Egjiptiani në dy ndeshje të zhvilluara në Premier Ligë këtë edicion ka shënuar 1 gol kundër Norwichit dhe ka 1 asistim. /Indeksonline/