23:24 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Sejdiu tregon çfarë marrëveshje ka bërë me Ballkanin

Trajneri Gani Sejdiu të martën do të emërohet zyrtarisht trajner i Ballkanit. Ai është pasardhës i Sami Sermaxhajt i cili u shkarkua të hënën, dy ditë pas humbjes nga Trepça 89. Në një intervistë për Indeksonline, Sejdiu ka bërë të ditur marrëveshjen që ka me Ballkanin.

“Kemi zhvilluar biseda të shumta. Fillimisht unë i kom tregu që klubi dua të ketë projekt afatgjatë. Ata shprehën dëshirë që më dal prej kësaj situate dhe të mbetemi në Superligë pa barazh. Fillimisht marrëveshja është arritur për këto 6 xhirot e mbetura, pastaj nëse arrihet objektivi do të ulemi dhe të flasim për sezonin tjetër” deklaroi Sejdiu.

Të mërkurën trajneri mitrovicas do të ballafaqohet me ish skuadrën e tij, Feronikelin në gjysmëfinale të Digitalb Kupës.

“Unë do të jem në stol edhe pse deri tani nuk kam bërë asnjë stërvitje me ekipin, nësër do ta bëjë stërvitjen e parë, por që do të jetë e lehtë. Edhe Kupën e kemi objektiv por primare është qëndrimi në Superligë. Feronikeli është kundërshtari më i vështirë i mundshëm për ne” theksoi Sejdiu për Indeksonline.