09:25 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Selimi: VV-ja më e fortë se kurrë, s’ka përçarje brenda partisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se kjo është edhe më e fortë se kurrë, sepse ka 30 vende në Parlamentin e Kosovës, të cilat i ka fituar me votën e qytetarëve.

Ai tha se deputetët aktual do të jenë përfaqësues të zgjedhësve të tyre, pavarësisht që shumë prej figurave të rëndësishme ishin pjesë e ekzekutivit, e të cilët gjatë këtij mandati nuk mund ta ushtrojnë këtë detyrë.

“Lëvizja Vetëvendosje është edhe më e fortë sepse ka 30 vende në Parlamentin e Kosovës të cilat i ka fituar me votën e qytetarëve dhe deputetët aktual do të jenë përfaqësues të zgjedhësve të tyre”.

“Sido që të jetë ne veprojmë së bashku si organizatë dhe si bashkëaktivistë, dhe kjo nuk do të jetë asgjë pengesë që ne të bashkëveprojmë si Lëvizje Vetëvendosje edhe në të ardhmen”, shtoi Selimi.

Mes tjerash, Selimi ka thënë se nuk ka përçarje në Lëvizjen Vetëvendosje, por thjesht janë tendenca të oponentëve politik për ta paraqitur ndryshe këtë parti, raporton Ekonomia Online.

“Kjo është gënjeshtër dhe nuk janë zëra, por thjesht tendenca të oponentëve politik për ta paraqitur ndryshe Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Uroj që Lëvizja Vetëvendosje të jetë kushtimisht e përçarë gjithmonë kaq sa është sot”, shtoi ai.