17:32 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Shaqiri mund të paraqitet nga minuta e parë në takimin ndaj Arsenalit”

Ndihmës-menaxheri i Klopp thotë se Shaqiri mund të paraqitet nga minuta e parë në takimin ndaj Arsenalit

Në një konferencë për media para ndeshjes me Arsenalin në EFL Cup, foli edhe ndihmës-menaxheri i Jurgen Klopp, Pep Lijnders ku vlerësoi lartë punën e Shaqirit në ndeshjen ndaj Lincoln, shkruan IndeksOnline

Me shumë gjasë Xherdan Shaqiri do të paraqitet nga minuta e parë nesër ndaj Arsenalit, takim ky i vlefshëm për 1/8 e finales në “EFL Cup”.

“Ai pati një paraqitje të shkëlqyeshme kundër Lincoln në një pozicion ndryshe nga se është mësuar të luajë në mënyrë që të zhvillohet edhe më shumë.

 “Nëse presim një angazhim edhe më të madh nga Shaqiri, dhe të luajë”.

Me shumë gjasë Shaqiri do të jetë nga minuta e parë në takimin ndaj Arsenalit nesër me fillim nga ora 20:45.