12:26 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

SHBA: Vjedh bankën dhe ua shpërndan paratë kalimtarëve, duke uruar “Gëzuar Krishtlindjet”!

Një burrë me mjekër të bardhë dhe mbi 60 vjeç vodhi një bankë dhe më pas hodhi dollarët në ajër, duke uruar kalimtarët, “Gëzuar Krishtlindjet”.

Historia e pabesueshme ndodhi në Shtetet e Bashkuara, ku policia e Kolorados konfirmoi se një “burrë i moshuar i bardhë” vodhi të hënën “Academy Bank” në Colorado Springs pasi kërcënoi punonjësit e bankës me një armë të paidentifikuar, ndoshta edhe lodër.


“‘Robin Hoodi” filloi të nxirrte para nga çanta dhe të thoshte: “Gëzuar Krishtlindjet”, tha një dëshmitar për KKTV 11 News.

Grabitësi, i identifikuar nga policia si David Wayne Oliver, u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Megjithatë, ai nuk ishte i armatosur.

Disa kalimtarë i kthyen paratë në bankën e vjedhur, por policia thotë se ende mungojnë mijëra dollarë.