Shefi i ri i inteligjencës kishte mirëpritur në SHBA deputetet e Kosovës, para 3 vitesh!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë të ditur se kongresisti, John Ratcliffe është kandidati i tij për të shërbyer si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare.
Ai në këtë pozicion për momentin është ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell, por është vetëm si ushtrues detyre, sepse ai më herët ka deklaruar se nuk është i gatshëm t’a pranojë këtë post.
Shefi i ri i inteligjencës amerikane para tri vitesh kishte pasur rastin të takohet edhe me një deputete nga Kosova.
Bëhet fjalë për Ganimete Musliun, e cila në vitin 2017 ishte si përfaqësuese e Kosovës për Lutjet e Mëngjesit në Uashington.
Ajo atë kohë mbante edhe postin e nënkryetares së parë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.