16:15 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shenjat që ai nuk është “I duhuri”

Ai është simpatik, inteligjent dhe i këndshëm. Ai është gjithçka që kërkoni, por kjo jo doemos do të thotë që ju jeni të bërë për njëri tjetrin. Ai mund të tingëllojë si ide e mirë, por çfarë është duke ju thënë zemra juaj? Nëse jeni vazhdimisht jeni në dyshime për marrëdhënien tuaj, ka ndoshta një arsye. Ja se si të tregoni nëse ai është “I duhuri”.

Nuk vlerësoni të “metat” e njëri tjetrit;

Zakonet apo disa nga “të metat” tuaja janë ato që ju bëjnë unik. Dhe partneri juaj duhet ti pranojë ato. Nëse ai nuk mund t’iu durojë kur ju këndoni bashkë me radion, apo ju thjesht nuk mund ta pranoni mënyrën e veshjes së tij – atëherë keni një problem. JU nuk mund të pëlqeni të gjitha gjërat tek një person, por duhet të pëlqeni dhe të pajtoheni me shumicën prej zakoneve të tyre.

Keni dy personalitete totalisht të ndryshme;

Ju nuk doni të jeni në lidhje me kopjen tuaj, por as me dikë që është totalisht I kundërt me mendimet e idealet tuaja. Duhet të ketë një balancë dhe duhet gjeni një kompromis mes dy palëve. Por kur dy njerëz janë shumë të ndryshëm, atëherë kjo mund të jetë e vështirë.

Ju parafytyroni vetën me të tjerë;

Ti nuk je një tradhtarë, por mund të parafytyrosh vetën me të tjerë. Dhe ndonjëherë ke dëshiruar të mos ishe në një lidhje, dhe të eksploroje interest e tjerë. Kjo është një shenjë shumë e madhe që nuk jeni me personin e duhur.

Jeta me të tingëllon e ftohtë;

Ju mund ta parafytyroni jetën me partnerin tuaj, por ajo duket mjaft e ftohtë dhe aspak interesante. Kjo nuk do të thotë që ai është një njeri I keq, por thjeshtë nuk është I duhuri për ju. Nëse ai nuk ju bën të lumtur, atëherë mos vazhdoni.