19:06 / E Shtunë, 15 Qershor 2019

Shenjat që tregojnë se jeni ‘Shopaholic’

Në varësi të asaj që po kërkoni – blerja mund të jetë një aktivitet mjaft argëtues. Ka diçka emocionuese në blerjen e diçkaje të re.

Nëse nuk mund të afrohesh pranë një dyqani pa blerë diçka atëherë ju mund të keni kaluar në një “Shopaholic”. Por çfarë do të thotë kjo shprehje më saktësisht, si ta kuptoni se ju jeni kthyer në një të tillë?

Ndërkohë që jo të gjithë Shopaholics janë thellë në borxhe, shumica prej tyre jetojnë me më shumë se sa që përballojnë. Kështu duke u zhytur thellë në borxhe vetëm për të blerë gjëra.

Fshehja e asaj që blini tregon se ju e dini se ka diçka “të keqe” në lidhje me këtë sjellje e që do të thotë që nuk duhet ta bëni më. Ndoshta ju jeni të zënë ngushtë sepse e dini që nuk keni pasur para ose sepse e dini që nuk keni nevojë për atë që keni blerë.

Nëse po provoni të ndaleni duke blerë gjëra, por thjeshtë nuk mundeni, atëherë kjo është një shenjë dalluese se ju jeni të çmendur pas blerjeve. Zakoni juaj i blerjes mund të ketë dalë jashtë kontrollit…

Nëse po blini gjëra që nuk ju nevojitën në të vërtetë, atëherë kjo është një shenjë tjetër që tregon se ju mund të jeni një Shopaholic…