17:26 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shenjat zodiakale që shkaktojnë më shumë vuajtje në dashuri

Njerëzit nuk duhen ndarë në të këqinj dhe viktima të dashurisë. Megjithatë, të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm, që kur një marrëdhënie përfunon, mund të mbetemi të plagosur dhe të vuajmë. Sjelljet dhe qëndrimet përcaktojnë edhe veprimet tona, prandaj zodiaku përmes disa karakteristikave, shpjegon ‘pse-të’ që çojnë drejt fundit të një dashurie.

Ujori

Ujorët nuk arrijnë të vënë në ekuilibër dashurinë me arsyen. Ata nuk mund të krijojnë një lidhje të qëndrueshme, me zotime për dashurinë sepse janë njerëz të lirë që u japin prioritet dëshirave të tyre.

Bricjapi

Praktik dhe shumë i programuar, bricjapi mund të shkaktojë vuajtje në çift. Kokfortësia dhe ftohtësia janë karakteristika që dallojnë personalitetin e kësaj shenje. Kështu që fjalët e tij, mund të lëndojnë njerëzit e dashur.

Demi

Demi dorëzohet lehtësisht kur kupton që partneri nuk është personi i duhur në jetën e tij. Kjo sjellje mund të jetë plagosëse për shkak të heqjes dorë që vjen surprizë dhe pa shpjegim.

Luani

Një shenjë spontane në mënyrën si reagon. Edhe në dashuri, nuk është ndryshe. Kështu që mund ta lëndojë partnerin me fjalë të rënda dhe mund ta largojë lehtësisht për të mos dëmtuar krenarinë e  tij.

Akrepi

Akrepi është një person me intensitet, pasionant, por në të njëjtën kohë i pandjeshëm përballë marrëdhënieve. Nuk shprehet në mënyrë të qartë dhe mund të shkaktojë vuajtje tek partneri për shkak të paqëndrueshmërisë.

Shigjetari

Për lirinë e tij është në gjendje të lëndojë plotësisht personin që do. Nuk i pëlqen të jetojë në një ‘burg dashurie’, kështu që nuk heziton ta çojë drejt fundit atë marrëdhëie.