23:06 / E Diele, 27 Nëntor 2022 / AR

“Shifra marramëndese që marr në dasma”, Big Mama shtang publikun, flet hapur!

Në episodin e sotëm të “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, një nga të ftuarit ishte dhe këngëtarja e mirënjohur Big Mama, tepër e dashur për natyrën e saj sportive pa komplekse dhe të drejtpërdrejtë.

Një nga lojrat në të cilat Big Mama është përfshirë ishte dhe loja e shamisë ku kapitenët e të ftuarit duhet të vraponin për të marrë shaminë nga dora e moderatores Luana Vjollca. Big Mama ishte përballë Fifit në këtë sfidë dhe nuk mundi të merrte shaminë prandaj dhe duhej t’i përgjigjej një nga pyetjeve për të cilën publiku është shumë kureshtar.

Këngëtares iu drejtua pyetja se sa para fitonte në koncerte apo dasma dhe përgjigjia e saj ishte 20.000 euro në një dasmë. Nuk dihet nëse Big Mama këtë përgjigje e dha vetëm për të fituar pikë apo e kishte seriozisht.