21:12 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shkëmbimi Dybala-Icardi gjithnjë e më i pamundur

Një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Paulo Dybala dhe Mauro Icardi raportohet se duket si një mundësi e pamundur.

Dybala ishte afër hyrjes në Premier League pasi Tottenham dhe Manchester United ishin në bisedime për të transferuar lojtarin, transmeton Indeksonline.

Ndërsa ekziston mundësia që Interi të shkëmbejë Dybalan me Mauro Icardin, ende nuk ka ndonjë gjë konkrete.

Corriere della Sera pretendon se kjo marrëveshje tani duket e pamundur dhe nuk ka shumë mundësi që Dybala dhe Icardi të ndërrojnë fanellat këtë verë.

Marrëdhëniet e Interit dhe Juventusit kanë arritur në nivele të ulëta gjatë kësaj vere dhe kjo nuk do t’i ndihmojë ata./Indeksonline/.