Shkon në 98 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Ferizaj
Ferizajt prin për nga numri i numri i personave të prekur me COVID-19 në nivel vendit.
Fatmirësisht, ditëve të fundit në këtë komunë nuk është shënuar asnjë rast i ri.
Në 24 orët e fundit është regjistruar edhe një person i shëruar, me çka totali i personave të shëruar nga kjo sëmundje e rrezikshme në këtë komunë arrin në 98.
Komuna e Ferizajt uron shërim të shpejtë edhe personave të tjerë që janë në trajtim mjekësor.
Ndryshe, Ferizaj ka gjithsej 134 raste me koronavirus, dy prej tyre me përfundim fatal.