17:41 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Shpend Ahmeti për situatën me Covid-19 në Kosovë: Kriza na pret edhe 7-10 ditët e ardhshme

Komuna e Prishtinës, sot ka shënuar numër enorm pas disa muajve të personave të prekur me Covid brenda një dite, shkruan IndeksOnline.

Janë saktësisht 111 raste të reja në kryeqytet të shënuara në 24 orët e fundit. Ndërsa situata e rënduar me Covid në Maqedoninë e Veriut me 600 raste në ditë siç ka thënë Ahmeti tregon për një valë të re në shtetet e rajonit. Duke pas parasysh këtë situatë, e njëjta siç ka thënë Ahmeti mund ta pret edhe Kosovën në 7 deri 10 ditët e ardhshme.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar me maska.

Postimi i plotë i tij: