Shpërthen zjarri në qendër të Suharekës (Video)

Para pak minuash ka shpërthyer zjarri te kioska pranë shkollës fillore “7 Marsi” në qendër të Suharekës. Ende nuk dihet arsyeja e këtij zjarri. Po ashtu deri më tani nuk dihet për të lënduar. Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/