08:49 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Shqipëri-Mjekët refuzojnë shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja: Mungesë vlerësimi!

Personeli i urgjencës së spitalit rajonal të Lezhës ka refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja të dhënë nga qeveria për muajin mars.

Ata kërkojnë që këto para të shkojnë për familjet me nevojë, pasi ju ishin premtuar 500 euro dhe 1 mijë euro për periudhën e emergjencës së covid-19.

Ata thonë se nuk do e ndërpresin asnjë dite punën, por shprehen të indinjuar për mungesën e vlerësimit për ta.