10:04 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / OSH

“Shqipëri të qofsha falë, të kam nënë më ke djalë”, shqiptari kalon nëpër Serbi me këtë mbishkrim në kamion

Një kamion i cili transportonte disa mallra, ka kaluar nëpër Serbi me mbishkrimin e vendosur “Shqipëri të qofsha falë, të kam nënë më ke djalë”. Fotografia e bërë nga një kosovar është shpërndarë në rrjetet sociale.

Një kamion i cili ka qenë duke kaluar nga Beogradi për në një shtet tjetër, është shfaqur me një mbishkrim interesant.

“Shqipëri të qofsha falë, të kam nënë më ke djalë”, është mbishkrimi që pronari e ka vendosur mbi kamion. Kjo e ka motivuar një qytetar nga Kosova dhe i ka shkrepur atij një fotografi, të cilën më pas e ka hedhur te “Marakli t’kerreve”.