15:09 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shqipëria me njoftim për shtetasit kosovarë që hyjnë në territorin amë

Në një mbledhje të mbajtur dje, qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti, mori vendim për masat e reja lehtësuese në luftën ndaj COVID-19.

Sipas këtij vendimi, nga sot janë rihapur aktivitete të shumta biznesore, përfshirë këtu edhe kufijtë tokësorë.

Ndërsa, qysh ditën e parë, u pa një interesim i madh i kosovarëve për të shkuar drejt Shqipërisë, por shteti amë, gjegjësisht Policia e Shtetit, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin ka dhënë detaje për shtetasit kosovarë që do të hyjnë në territorin e tyre, transmeton Indeksonline.

“Në Republikën e Kosovës lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë “negativ” me COVID-19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore, ndërsa kamionët duhet t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë në territorin kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./Indeksonline