23:30 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shqiptarët e Luginës ne një listë të përbashkët për zgjedhjet e 21 qershorit, ADSH me numrin 16 në fletëvotim

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka njoftuar se është certifikuar Lista e përbashkët e partive politike për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 21 Qershorit në Serbi.

“ADSH – Lugina e Bashkuar do të mbaj numrin 16 në fletën e votimit”, ka njoftuar ai.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

ADSH – Lugina e Bashkuar #16

Sapo u certifikua Lista e përbashkët e partive politike shqiptare për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 21 Qershorit.

ADSH – Lugina e Bashkuar do të mbaj numrin 16 në fletën e votimit.

Faleminderoj 4800 përkrahësit e PVD-së në veçanti, e 11730 përkrahësit e kësaj liste në përgjithësi, që me nënshkrimin e tyre përkrahen këtë Listë zgjedhore.

Ftoj të gjithë shqiptarët me drejtë vote të përkrahin listën e përbashkët dhe faleminderoj Republikën e Shqipërisë dhe Ministrin Cakaj për përkrahjen e parezervë të kësaj liste.

PVD do t’i prijë Listës e bashkë me të tjerët do t’i prijmë proceseve.

#Bashkë