17:49 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Shtyhet edhe një garë tjetër e Formula 1, Botërori nuk fillon para qershorit

Edhe një garë tjetër e Botërorit të Formula 1 është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Gara për Çmimin e Madh të Kanadasë nuk do të zhvillohet me kalendarin e planifikuar për shkak të koronavirusit, shkruan Indeksonline.

Tashmë shpresat janë që Botërori 2020 të filloj me 28 qershor në Çmimin e Madh të Francës në pistën e La Castellet.

Gara e Kanadasë është e nënta që është shtyrë apo anuluar deri më tani në Formula 1. /IndeksOnline/