09:04 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shumica votuan Messin, “France Football” fshin padrejtësisht sondazhin e Topit të Artë

“France Football” ka zgjedhur të fshijnë sondazhin e tyre rreth Topit të Artë, sepse rezultatet sic duket ishin jashtë pritshmërive të tyre.

Ata njoftuan disa ditë më parë listën e 30 futbollistëve garues për Topin e Artë dhe më pas lansuan një sondazh në faqen e tyre në internet, për t’i lejuar tifozët që të votonin për atë që e mendojnë se e meriton këtë cmim.

Të gjithë kandidatët ishin opsione në sondazh, por Mohamed Salah dhe Lionel Messi dominonin. Salah, pas sezonit të tij me 44 gola ​​për Liverpulin, përfundoi me 31 përqind të votave, ndërsa Messi ishte larg të tjerëve – duke mbledhur 48 përqind të 704,396 votave.

Ronaldo arriti vetëm 8 përqind, ndërsa lojtari më i mirë i FIFA-s, Luka Modric dhe Kylian Mbappe, kishin vetëm nga 2 përqind.

Por pastaj në mënyrë të cuditshme, sondazhi u fshi papritur dhe kjo ka zemëruar shumë tifozë, sidomos ata të Barcelonës.

Vlen të përmendet se votimi publik nuk luan asnjë rol në Ballon d’Or, pasi votohet nga një numër gazetarësh ndërkombëtarë – me një nga secili vend që ka aftësinë për të thënë fjalën e tyre. Fituesi do të shpallet më 3 dhjetor. /IndeksOnline/

Lionel Messi during the week 8 of La Liga match between Valencia CF and FC Barcelona at Mestalla Stadium in Valencia, Spain on October 7, 2018. (Photo by Jose Breton/NurPhoto/Sipa USA)