11:38 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

Sindikata e Shërbyesve Korrektues paralajmëron vazhdimin e protestave deri në përmbushje të kërkesave

Sindikata e Shërbimit Korrektues e Kosovës ka mbajtur protestën  në sheshin “Skënderbeu” me kërkesa për Qeverinë e Kosovës në detyrë, e cila siç ka thënë kjo sindikatë nuk e mbajti premtimin, se SHKK-në do ta trajtonte me shtesat mbi pagën bazë sipas Ligjit për luftimin e pandemisë Covid-19.

Frashër Racaj, zv.kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Korrektues, ka thënë se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Ne do të protestojmë deri në realizimin e të drejtave tonë dhe deri në plotësimin e kërkesave tona”, tha Racaj.

Në një njoftimin paraparak kjo sidikatë kishte deklaruar se “Stafi i SHKK-së është në vijën e parë të luftimit të pandemisë Covid-19 dhe i plotëson të gjitha kriteret e parapara me ligj ne bazë të nenit 20 pika 1 dhe 2 ku përcaktohet kompensimi dhe ne bazë të nenit 12 pika 1.4 izolimi, pika 1.5 transporti, pika 1.7 trajtimi dhe shërimi i të sëmurëve me COVID-19 dhe pika 1.9. mbikëqyrja shëndetësore e personave të infektuar me Covid- 19”.