10:01 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Skuadra e Premierligës, ka gati 30 milionë për mesfushorin e Juventusit

Adrien Rabiot mund të largohet nga Juventusi pas vetëm një viti që kur u bashkua nga PSG-në.

Sipas “Mercado”-s, për francezon ka shfaqur interesim të madh Evertoni, shkruan Indeksonline.

Ancelottit i pëlqen shumë mesfushori i Juventusit dhe është i gatshëm të shpenzojë 30 milionë euro për ta transferuar në Premierligë.

Rabioti nuk ka gjetur hapësirat e mjaftueshme te skuadra e Sarrit dhe tashmë është i gatshëm të largohet.

Nga ky transferim, do të fitonte edhe Juventusi që e transferoi Rabiotin me parametra zero. /IndeksOnline/