Solano arrestohet pasi nuk respektoj shtetrrethimin për shkak koronavirusit
Ish ylli i Newcastle, Nolberto Solano, është arrestuar në Peru pasi ka refuzuar të respektojë shtetrrethimin që ka vendosur ky vend në mënyrë që ta parandalojë përhapjen e koronavirusit.
E gjithë bota tashmë është paralizuar për shkak të virusit që po merr mijëra jetë ditë pas dite.
Ai ka kërkuar falje për veprimet e tij.
“Pendohem shumë dhe kërkoj të falur”, tha Solano. “S’do të justifikohem. Është e vështirë për të gjithë, por më e rëndësishmja është shëndeti ynë, pa të s’mund të bëjmë asgjë”.