13:18 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sonte bëhet faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Komuna e Prishtinës sonte për të pestën herë do të bëjë dezinsektimit hapësinor.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar dezinsektimit hapësinor do të bëhet sonte në ora 19:30.

“Sonte, në ora 19:30, fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje, ai ka thënë se në vazhdimësi Komuna e Prishtinës do ta monitorë këtë proces.

“Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, ka shkruar ai.