15:09 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Spanja publikon listën, Enrique rinovon skuadrën

Edhe trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka publikuar listën e të grumbulluarve për dy sfidat në kuadër të kualifikimeve të Europianit 2020.

Spanja më 23 mars përballet kundër Norvegjisë, ndërsa më 26 mars ndaj Maltës.

Cfarë bie në sy janë pesë emra të rinj duke filluar nga Fabian Ruiz, Canales, Jaime Mata, Parejo dhe Munian.

Fabian Ruiz

Gjithashtu jashtë kësaj liste ka mbetur Isco, i cili është zëvendëzuar nga Ceballos.

Për shkak dëmtimesh nuk janë grumbulluar Carvajal, Iago Aspas dhe Diego Llorente.

Në tërësi të kësaj liste shohim një freski më lojtarë të rinj në moshë dhe shumë energjik në ekipet ku ata luajnë. /IndeksOnline/