15:17 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Specialistja kosovare po e përfaqëson Suedinë në IMCAS në Paris

Specialistja kosovare, Vjollca Gajtani, po e përfaqëson Suedinë në IMCAS (International Master Course on Aging Science, Kursi Master Nderkombetar Mbi Shkencèn e Plakjes), i cili po mbahet nga 26 deri me 28 janar në Paris.

IBSA COMPANY FR zgjodhi katër specialiste nga Suedia, për të përfaqësuar vendin, e njëra nga to ishte edhe kosovarja Vjollca Gajtani.

IMCAS është Kongresi Botëror, i cili sjellë bashkë në një vend, doktorët, edukatoret, novatoret, më të mirë botërore në estetiken mjekësore.!

IMCAS këtë vit përmban hulumtimet me te fundit, materialet e kursit te akredituar ne dermatologji, kirurgji plastike dhe shkencën e plakjes.

Ajo ka kryer shkollën fillore deri te ne advancer injector i ka kryer në Suedi ku jeton dhe punon në qytetin e Malmos, shkruan Indeksonline.

Gajtani punon në një klinikë e cila është e specializuar në fushën e operacioneve estetike dhe plastike.

Veprimtarin e saj e kryen që nga viti 2000, ndërsa nga viti 2015 vepron si specialiste e estetikës./Indeksonline/