18:56 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Spitali në Pejë pa energji elektrike, mbetet në terr për 1 orë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë në orët e pasdites të së martës ka mbetur në terr.

Reparti i Mushkërive në këtë spital ishte pa energji elektrike më shumë se një orë.

Një lexues ka dërguar një video në adresë të IndeksOnline ku shihet se aty është ndalur rryma ndërsa pacientët dhe stafi mjekësor kanë mbetur në terr.

Lexuesit thonë se ende nuk i kanë marrë shërbimet mjekësore dhe po presin derisa të vije sërish energjia elektrike./IndeksOnline/