11:58 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

S’po plaket Migjen Basha, sot shënoi gol në Ligën e Kampionëve

Migjen Basha nuk po i ndien 33 vjetët e tij që i ka mbi supe.

Mesfushori shqiptar ka shënuar një gol sot në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ish-reprezentuesi shqiptar ka realizuar golin e parë në fitoren 5-0 që skuadra e tij, Melbourne Victory e ka fituar ndaj Bali United-it.

Golin e Bashës mund ta shikoni në minutë e tretë të videos së mëposhtme./Indeksonline/