22:59 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Stavileci, Albin Kurtit: O dështak i lindur, eja ballafaqohemi publikisht

Vetëvendosje, tash e një kohë, është duke kërkuar zgjedhje të reja dhe, nën moton “Kundër PANhajnisë”, po vazhdon të mbajë tubime në komuna të ndryshme të vendit.

Në vazhdën e takimeve me qytetarë që kësaj radhe u mbajt në komunën e Klinës, Kurti ka pasur një sërë akuzazh ndaj qeverisë aktuale, madje ai ka drejtuar gishtin edhe nga ish ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, shkruan IndeksOnline.

“Këta vjedhin edhe te subvencionet e fermerëve, siç e dimë. Vjedhin me letra e pa to. Hartojnë gjoja “masa të posaçme” sa për ta krijuar një vegëz që paratë të dalin nga buxheti i shtetit e të kenë mundësi të sajojnë lista me njerëzit e tyre të afërt. Vetëm për këtë masën e veçantë, praktikisht u vodhën 3 milionë euro nga buxheti. Ky buxhet ishte buxhet i bujqësisë dedikuar fermerëve tanë. Këto 3 milionë euro i morën tre përfitues. Tre emra aksionarësh rezultojnë të jenë përfitues në dy grante. E midis tyre Këshilltari i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci”

Nuk ka kaluar edhe shumë kohë dhe këtyre akuzave iu është përgjigjur ish ministri Blerand Stavileci.

Stavileci në statusin e tij të publikuar në Facebook e quan Kurtin ‘një kokë e marrë’ dhe një ‘dështak i lindur’ i cili ka bërë thirrje për vëllavrasje.

Ai madje thotë se është i hapur që të ballafaqohet me Kurtin ligjërisht dhe publikisht.

Më poshtë ju sjellim statusin e plotë të Stavilecit: