14:54 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Stublla: Tani është rradha e Serbisë të angazhohet për arritjen e marrëveshjes finale për njohje reciproke

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, sot ka zhvilluar një takim virtual me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Olavi Haavisto.

Aty u diskutua për për dialogun Kosovë-Serbi, ku Haradinaj-Stublla tha se është radha e Serbisë të angazhohet seriozisht për arritjen e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Postimi:

Kënaqësi të zhvilloj takim virtual me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Olavi Haavisto, ku diskutuam për marrëdhëniet tona të çmuara të ndërtuara ndër vite.

Shpreha mirënjohjen për përkrahjen e Finlandës për integrimin evropian të Kosovës e veçanërisht për përkrahjen e vazhdueshme për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Në diskutimet tona për dialogun Kosovë-Serbi, theksova se Kosova ka bërë koncesione të mjaftueshme me Pakon e Ahtisaarit, dhe se tani është radha e Serbisë të angazhohet seriozisht për arritjen e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.