Studimi ngre alarmin: Pijet energjike dhe suplementet me kafeinë shpeshtojnë rriskun për arrest kardiak dhe infarkt
Pijet energjike dhe suplementet që përmbajnë kafeinë dhe stimulues të tjerë lidhen dukshëm më shpesh me raste të arrestit kardiak dhe sulmit në zemër, veçanërisht te personat e moshës 18 deri në 34 vjeç.
Kështu tregon një analizë paraprake e publikuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA).
Studiuesit nga Universiteti i Virxhinias analizuan mbi 28 mijë raportime të efekteve të padëshiruara të pranuara nga Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), gjatë periudhës 2017–2025.
Ata krahasuan raportimet që lidhen me pijet energjike dhe suplementet me kafeinë me ato të produkteve që nuk përmbajnë këta përbërës.
Sipas rezultateve, arresti kardiak është raportuar rreth 11 herë më shpesh te përdoruesit e produkteve me kafeinë dhe stimulues.
Ndërsa sulmi në zemër është raportuar 4.5 herë më shpesh, kurse çrregullimet e ritmit të zemrës rreth katër herë më shpesh.

