75 Mall Live Search
13:16 / E Premte, 23 Tetor 2026 / S Z

Tahiri kritikon kthimin e ligjit për Specialen në kuvend: Veprim i dëmshëm dhe jo serioz

Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka kritikuar kthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si të dëmshëm dhe jo serioz.

Tahiri ka thënë se ky veprim, sipas Aleancës e ka dëmtuar kauzën.

“Kthimin e ligjit në kuvend si Aleancë e kemi parë si një veprim jashtëzakonisht të dëmshëm, jo serioz. Veprim që për ne në esencë e ka lënduar kauzën. Jemi të habitur se si qeveria po lëshon lot krokodilli”, ka deklaruar Tahiri.