75 Mall Live Search
13:36 / E Enjte, 12 Mars 2026 / G T

Taulant Seferi vazhdon me gola në Turqi, shënoi edhe sot për Bodrumin

Skuadra e Bodrumsporit sot shëni fitore 2:3 ndaj Igdir FK në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe sulmuesi shqiptar, Taulant Seferi, shkruan Indeksonline

Image

Seferi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky është goli i 16-të i tij në ligë këtë sezon. Lojtari shqiptar po ashtu ka bërë edhe shtatë asiste./Indeksonline/