“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje.
Një ndjekëse e ka akuzuar atë publikisht se është përfshirë në një listë vajzash të njohura të shoëbiz-it shqiptar që dyshohet se takojnë të burgosurit në qeli.
“Të ka dal emri që u bën qejfin të burgosurve”, ka shkruar ndjekësja në profilin e Efit.
Pasi i është kthyer ndjekëses, influencerja ka publikuar edhe një video në rrjete sociale, ku shprehet se kjo nuk është e vërtetë dhe se portalet që duan klikime duhet të ndalojnë së shpifuri.
“Dëgjoni tani se ju lashë, sa ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet e mia, tani them që të ndaloni, duhet të vendoset ndonjë ligj për shpifje, për këto pseudo portale që duan të bëjnë klikime nuk e di nga i marrin informacionet që janë kaq të sigurt, nuk më duket aspak e drejtë, qofsh personazh publik apo njeri i thjeshtë, unë njeri jam, dhe nuk mendoj se fakti i të qenit personazh publik i jep të drejtën dikujt të flasë në këtë lloj mënyre, nuk është se ma ndjen, nëse po e bëj këtë story është se të lutem aman a u kënaqët, a mbaruat punë ju njerëzit e mjerë që s’keni punë të tjera dhe jeni të palumtur, nëse keni mbaruar punë më thoni që të vazhdoj të postoj prap. Për ta mbyllur, inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh., nëse do të ishte shkruar diku emri im do të ishte E.Dh”, ka thënë ajo.