15:36 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Të shtëna me armë zjarri në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri pati sot në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Nuk dihen arsyet që quan deri tek këto të shtëna me armë, teksa në vendin e ngjarjes janë edhe ekipet e Policisë së Kosovës.

Pamje të dërguara në redaksinë e Indeksonline shfaqin saktësisht vendin ku ndodhi ngjarja në afërsi të disa shtëpive banimi.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Pacolli’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, të stacionit ,Qendra për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për person të lënduar”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti theksoi se aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin./Indeksonline/