Të shtëna në SHBA, 6 të vdekur
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën midis të cilëve një oficer policie, pas një konflikti me armë që ka ndodhur në Jersey City, të New Jersey-t.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se dy persona të armatosur u futën brenda një dyqani ku gjatë konfliktit janë plagosur edhe dy policë të tjerë.
Polici që ndërroi jetë u identifikua si Joseph Seals, 39 vjeç, i cili ishte pjesë e një programi të gjerë shtetëror për konfiskimin e armëve të paligjshme.
Autoritetet vendosën që disa shkolla dhe biznese lokale të mbyllen përkohësisht.
Ndërkohë, nuk ka asnjë informacion në lidhje me motivin e kësaj ngjarjeje ku humbën jetën 6 persona.
Mirëpo, autoritetet deklaruan se nuk besojnë që ky është një sulm terrorist.