09:22 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Teatrot në Kosovë me shfaqje online gjatë muajit prill

Teatri në vendin tonë si shkak i pandemisë po vazhdon punën përmes transmetimeve online.

Pas kësaj iniciative që mori ditë më parë Teatri Kombëtar i Kosovës dhe ai i Gjilanit e njëjta gjë do të ndodhë edhe në teatrot në disa qytetet në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Gjatë muajit prill teatrot kanë krijuar një kalendar të përbashkët ku shfaqjet do të bën në një transmetim online. Të gjitha shfaqjet fillojnë në ora 20:00.

Ky është kalendari / programi online i teatrove të Kosovës për muajin prill.

Iniciativës së Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit të Gjilanit për krijimin e një kalendari online të përbashkët për muajin prill, i janë bashkangjitur edhe Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, “Qendra Multimedia”, “Teatri Oda” dhe Teatri “Urban”. Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 20:00 dhe jepen online / livestream përmes linkut, që publikohet ditën kur është planifikuar shfaqja, në profilet zyrtare në Facebook të të gjitha teatrove përkatëse. 

Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!