16:54 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Telepatia: Fenomen paranormal apo fenomen normal

Telepatia mendore është përcaktuar si “një komunikim me anë të mjeteve të ndryshme nga shqisat, ose nëpërmjet transferimit të mendimit”. Megjithëse ky është në fakt përshkrimi më i mirë që mund t’i bëhet këtij fenomeni, ky përshkrim nuk është përshkrimi më i qartë dhe më i plotë i këtij fenomeni.

Prova dhe fakte nëse telepatia ekziston vërtet si fenomen kanë qenë shumë ekskluzive gjatë viteve, edhe pse përpjekjet kanë qenë te shumta. Shumica e fakteve janë anekdota dhe prandaj ato nuk janë të pranuara si fakte shkencore dhe te besueshme.

Duke marrë parasysh gjithçka, të gjithë ne kemi patur një eksperiencë telepatike gjatë jetës tonë edhe pse ndoshta nuk e kemi kuptuar kur kjo gjë ka ndodhur. Shumë gjëra që na ndodhin në jetë dhe që në shpesh ia atribuojmë rastësisë apo çastit, por që në fakt mund të mos kenë qenë gjë tjetër por manifestime të telepatisë.

Vetëm sepse ne nuk mund të japim prova dhe fakte në këtë kohë, nuk do të thotë që ky fenomen nuk ekziston. Ka shumë gjëra të tjera të lidhura me mendjen tonë, procese të mendimeve dhe gjëra të lidhura me shpirtin për të cilat ne nuk dimë shumë gjëra apo që nuk dimë asgjë.

Ne dimë që mendimet janë një lloj energjie, por nuk e dimë me saktësi se kush është në fakt origjina e kësaj energjie dhe se si kjo energji është shpërndarë. Mund të jetë që këto mendime futen në një “ndërgjegje globale” me mendimet tona te futur në një rrjet dhe që më në fund arrijnë tek destinacioni i tyre. Është përafërsisht diçka e ngjashme me rrjetin e telefonit.

Ose një teori tjetër është që në mundemi që të fokusojmë mendimet tona ashtu si një rreze lazer tek një individ receptiv te veçantë, e pak rëndësi ka nëse ky individ është në dijeni të procesit apo jo.

Ka shumë pretendime që telepatia ekziston në të vërtetë, megjithëse ne ende nuk mund të kemi një test shkencor për të vërtetuar në fakt dhe për të konfirmuar ekzistencën e këtij fenomeni.

Ka shumë raste: një mama që e ndjen që vajza e saj ka patur një aksident edhe pse nuk e ka marrë ende këtë lajm, një person që mendon për dikë tjetër të cilin nuk e ka parë prej vitesh dhe të nesërmen këta të dy takohen rastësisht, ajo ndjenja shumë e fortë që telefoni do të bjerë dhe në fakt zilja e telefonit bie vërtet, – të gjitha këto ka shumë mundësi që të jenë manifestime të telepatisë.

Si qenie njerëzore që jemi ne jemi të ndërlidhur në disa mënyra që në  fakt nuk i kuptojmë plotësisht, dhe në bazë të kësaj mund të thuhet që telepatia është një proces njerëzor shumë i zakonshëm, por qe është paksa i komplikuar ne boten tone me gjithë shpërqendrimet e saj.

Një prej teorive më interesante është ajo që pretendon që në mund të komunikojmë në mënyrë telepatike me kafshët tona, veçanërisht qentë.

Megjithatë, akoma shumë studiues dhe shkencëtarë janë duke kërkuar një shpjegim shkencor për t’i dhënë një shpjegim më të saktë këtij fenomeni, dhe për të sjellë për të gjithë botën prova dhe fakte që telepatia ekziston vërtet në mënyrë që të besohet edhe nga skeptikët e ndryshëm.

/Indeksonline/