16:04 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Terr në Ferronikel, Prishtina merr 3 pikë

Prishtina ka arritur fitore të vështirë por të rëndësishme në Drenas. Kryeqytetasit kanë mposhtur Ferronikelin në udhëtim me rezultat 1-2.

Muça shënoi golin e parë për Prishtinën dhe të parin me fanelën e kësaj skuadre.

Ferronikeli me të filluar pjesa e dytë barazoi me një gol të bukur të Hotit.

Por, në fund të ndeshjes Prishtina fitojë një penallti të cilën në gol e konkretizoi Krasniqi.

Me këtë fitore, Prishtina rënditet në pozitën e dytë me 11 pikë të tubuara pas gjashtë ndeshjeve./Indeksonline/