14:58 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Terrorizohen” pushuesit në bregdetin italian, Shqiptari qëllohet me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Torvaianica të Italisë. Ndërkohë siç raportojnë mediet vendase, dy persona të armatosur qëlluan me armë në drejtim të një burri që ndodhej mes turmës së pushuesve.

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në bregdetin italian, ku po kalonte këtë të dielë, pasi dy persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj tij.

Sipas një rindërtimi fillestar të skenës së krimit nga ana e karabinierëve, dy burra mbërritën pranë plazhit por fytyrat e tyre nuk dukeshin pasi ata kishin vendosur maska.

Njëri prej tyre zbriti me armë në dorë u fut në zonën e plazhit dhe gjuajti drejt një shtetasi shqiptar, i cili ishte i njohur për policinë, i cili po pushonte të dielën buzë detit.

Mediet italiane kanë raportuar se identiteti i shqiptarit nuk është identifikuar ende.