20:58 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Tha se do të bëjë bashkëpunim me to, Fero ka diçka për t’ju thënë Motrave Mustafa

Fero ka lansuar këngë e re ‘1 e keni” e që u përfol se është “diss” për reperin nga Shqipëria, Noyzi.

Por, para lansimit të këngës, Fero kishte deklaruar se ai do të sjell një projekt me këngëtaret e muzikës popullore, Motrat Mustafa, postim të cilin e fshiu menjëherë.

Ndërsa, sot pasi lansoj këngën, ai ka bërë një kërkim falje për Motrat Mustafa, duke thënë së ka respekt për to.

“Fansa, dua t’ju lajmëroj diçka. Ju lutem mos disrespektoni Motrat Mustafa në asnjë mënyrë, ‘dissi’ nuk është për ato, ‘dissi’ është, ju e dini për kë. Kërkoj falje Motrave Mustafa dhe kam respekt për juve”, ka shkruar Fero në postim./Indeksonline/