15:32 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Thaçi nga Uashingtoni: Edhe sot ditë e ngjeshur me takime

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është dukë qëndruar në SHBA.

Ai përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka thënë se edhe sot do ta ketë një ditë të ngjeshur me takime, derisa ka potencuar se Kosova është e betuar me miqësinë dhe aleancën strategjike me SHBA-të.

Ky është postimi i plotë:

Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation.

Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.